Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Shkodrës në lagjen “Liria”, për pasojë është plagosur një këmbësor.
Në njoftimin e policisë behët me dije se këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është përplasur me një shtetas këmbësor, aktualisht i paidentifikuar, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.