Një këmbësore është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht. 

Sipas të dhênave këmbësorja është një grua rreth të 60-ve, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. 

60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur.