Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një dalje për medait, njoftoi për shkatërrimin e dy grupeve kriminale në tiranë, që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe lokale të nates.

Sakaq i pyetur për ngjarjen e 12 marsit te një lokal në Don Bosko ku humbi jetënn Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë Tonin Vocaj tha se policia po heton intensivisht dhe madje ka persona konkret të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të ndahen me publikun aktualisht.

Kryeqyteti u trondit me 12 mars nga një atentat me armë zjarri në lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbin jetën Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.

Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Sahit Murati është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Fation Murati me precedent penalë, ndodhej në masën arrest shtëpie, por që dyshohet se ishte larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.