Partnerja e 32-vjeçarit shqiptar, Roan Brahimi, që u ekzektua pak ditë më parë në Athinë ka treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Duke folur për mediat greke ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.
“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”.
Në momentin e atentatit ajo ishte e pranishme në makinë por thotë se nuk mban mend sesi ndodhi ngjarja. Ajo tha se fëmija i mitur i ka parë të gjitha ato që kanë ndodhur.
“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”.
Mediat greke kanë raportuar se në momentin e atentatit partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.