Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur, 54-vjeçari Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.

Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se është njeri i rregullt e familjar.

“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar.

Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të”, – tha dëshmitari.

Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.