Astrologia e njohur nga Kosova, Laura Bilalli i ka çuditur të gjithë, ndërsa ishte e ftuar në Fun Club.
Ndërsa komentoi katër finalistët e Big Brother VIP, ajo u shpreh se Luizi në jetën e përtejme është martuar katër herë.
“Luizi në jetën e përtejme është martuar katër here. Nënvetëdija e vet e tërheq në pjesën e familjes, rehatisë, nënvetëdija kërkon të shërojë traumën, nga ky vend dhe në vitet në vazhdim e ka shumë më lehtë me shëru traumën”, tha ajo.
“E kanë lënë apo i ka lënë?”, tha Megi.
“E kanë lënë, kjo shenjë është shumë e ndjeshme”, tha astrologia.
Lidhur me marrëdhënien e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ajo tha se nga ana e tij është e vërtetë, por nuk është e njëjta gjë nga pala tjetër.
“Prej këtij është e vërtetë, por prej anës tjetër jo, nëse ndahen do të bëhet prej kësaj”, tha astrologia e njohur.
Kujtojmë se më 6 maj do të mbahet finalja e madhe Big Brother VIP, ku katër finalistët janë Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi.