Policia e Shtetit ka vënë në pranga Sh.L., 65 vjeç pasi ditën e djeshme më automjetin e tij përplasi A.H., 64 vjeç dhe D.H., 59 vjeçe, burrë e grua të cilët po lëviznin me motor në afërsi të Bilishtit, në fshatin Bitinckë.
Çifti i bashkëshortëve pas përplasjes u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmë të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.