Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas Policisë, dyshohet se ky shtetas, më datë 11.10.2024, ka kryer një vjedhje në apartamentin e një shtetaseje, në lagjen nr. 3.

Ai ka marrë një çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dërguar çështjen në Prokurorinë e Sarandës.