Është vënë në pranga efektivi i policisë, i cili përplasi për vdekje një 12-vjeçar një ditë më parë në hyrje të fshatit Valare.

Policia bën me dije se Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor Estien Dine, 24 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.

Polici duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar për vdekje E. I.sufi 12 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Gjirokastër. Mbi policin rendon vepra penale e  shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.