Policia e Tiranës ka vënë në pranga Eldi Allushin, të riun 26 vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit shkaktoi një aksident të rëndë tek diga e Liqenit Artificial, në përpejkje për të realizuar një aventur.
Arrestimi është bërë para pak minutash.
Allushi, me shpejtësi tej normave të lejuara, ngjiti skarppatën e digës dhe më pas u përplas me bordurën.
Pas aksidentit ai hoqi target e makinës dhe më pas u largua.
”Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.”, shkruhet ne njoftimin e policise.