Këngëtari Valon Shehu, është arrestuar ditën e sotme.

Mësohet se këngëtari u arrestua për posedim droge.

34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Pas kontrollit në makinë i është gjetur një sasi substance narkotike, e llojit kokainë.

Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për t’u marrë në pyetje.