Një 71-vjeçar u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, thuhet në një njoftim zyrtar.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin F. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.