Një 56-vjeçar me iniciale E.D është arrestuar nga policia në Berat.
Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se burri ka goditur një 53-vjeçar pas konflikteve për pronësinë, duke i shkaktuar lëndime.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 56 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjetin e tij shtetasin J.V., 53 vjeç, banues në Berat, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.