Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia njofton se 53-vjeçari kishte shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Ndaj tij ishte marrë masa “Arrest në shtëpi”, pikërisht për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka shkuar tek banesa ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.