Një 43-vjeçar është vënë ënë pranga ditën e sotme në Peqin. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas kontrolleve në lokalin e tij.

Sipas njoftimit të policisë në lokalin e të arrestuarit janë gjetur armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe 2 traga automjeti false.

Më tej bëhet me dije se i arrestuari është anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë.