Në kuadër të operacionit policor të koduar “Klienti” ka rënë në pranga një 40-vjeçar me iniciale H.Q. (G) në rrugën “Halit Bega” të Tiranë.

“Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin H. Q. (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, njofon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.