Një 35-vjeçar është arrestuar në Vlorë nga Policia e DVP-së në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 3”.
Sipas komunikatës zyrtare, i arrestuari, i identifikuar si K. D., u kap në flagrancë ndërsa shiste lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku ai qëndronte në Dhërmi, policia sekuestruan rreth 100 doza kokainë, 31,000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Po ashtu, u sekuestruan një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave dhe një automjet tip “Volkswagen”.
Materialet janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për veprime të mëtejshme.