Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Divjakë
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.