Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor “Përrenjas-Qafë Thanë’.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, mbetën të plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve. Sipas informacioneve të policisë, të dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Arrestohet shtetasi 32 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Përrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin 35 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, -njofton policia.