Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi u konfliktua dhe dhunoi vëllain e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Gjeologu”, po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë reaguar menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, bëri me dije policia.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.