Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Gjirokastër, arrestoi në flagrancë shtetasin S. N., 27 vjeç, banues në Libohovë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë.