Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.
Në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet Dh.M.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. M., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj familjarëve të tij.