Një 24-vjeçar u vu në pranga në Korçë, pasi dyshohet se tentoi të digjte parukerinë e ish-kunatës së tij.
Sipas policisë, i riu do të përdorte benzinë për djegur biznesin që përdoret nga ish-kunata.
Dyshohet se këtë veprim, shtetasi me iniciale S.D. e ndërmori për hakmarrje, por nuk dihen më shumë detaje.
Ai u vu në pranga dhe çështja po hetohet nga Prokuroria e Korçës.