Një vajzë australiane ka denoncuar në Policinë e Durrësit një 18-vjeçar, se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Pas denoncimit policia e Durrësit arrestoi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç.
Mbrëmjen e djeshme i riu është kallëzuar nga një shtetase australiane 21 vjeçe, se 18-vjeçare ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.