Një sherr mes adoleshentëve në Fier, çoi në plagosjen e një 17-vjeçari.
Policia e Fierit ka reaguar sërish lidhur me këtë ngjarje duke sqaruar se është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes, një 17-vjeçar. Ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit.
Autori i dyshuar u arrestuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Mësohet se sipas policisë, konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtuar, pretendonte se autori i dyshuar, shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.