Një person është arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë dhe ka kanosur një punonjës të Policisë Bashkiake.

“Policia arrestoi shetasin R. H pasi e ka kallëzuar punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër, shtetasi A. T, se ditën e sotme, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H, e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa asnjë shkak sipas tij.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.