4 të mitur të moshave 14-15 vjeç po hetohen për shkak se kanë vjedhur një biznes në autostradën Tiranë-Durrës.
Njëri nga ata mbante dhe armë të cilën e reklamonte në rrjetet sociale.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.