Sektori i Policisë Rrugore, arrestoi në flagrancë shtetasit I. L., 34 vjeç dhe K. T., 29 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.