Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për prangosjen e ish-presidentit Ilir Meta më 21 tetor.
Arrestimi i tij u komentua si i dhunshëm sepse efektivët e tërhoqën zvarrë nga makina për t’i vënë prangat.
Gjatë hetimit, Avokati i Popullit do të vlerësojë procedurat e ndjekura nga institucionet e përfshira në zbatimin e urdhër arrestit, agjentët e BKH-së dhe policinë.
Partia e Lirisë pretendon se në momentin e prangosjes, efektivët nuk treguan urdhër-arrestin, duke e krahasuar atë me një rrëmbim ose duke aluduar për tentativë vrasjeje ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.