Pas arrestimit gjatë natës se kandidatit te “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, vjen reagimi i deputetit demokrat dhe ish-ministrit te jashtem, Tritan Shehu.
Në një postim be fb deputeti Shehu, thekson se këto akuza janë qesharake nga një anë dhe tragjike në të njëjtën kohë. Shehu pyet se pse autoritetet nuk hetojnë shkeljet në qarkun e Gjirokastrës, të denoncuar sipas tij nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike!
Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbreme nga policia te kandidatit ne Himare.
Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote!
Pikerisht per te fshehur deformuesit e vertete te demokracise, per te hequr vemendjen nga e verteta:
—Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij rregjimi.
Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastres, kemi deklaruar disa here shkeljet!
Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet.
Por thuhet “Kapllani”!
Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter…
E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj…
A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?!
Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?!
Opozita po i ben????!!!!
Ashtu si po ndodh edhe me para te “thata”, por asnje hetim nuk ka.
Ne Memaliaj ndalohen aktiviste te opozites vetem se po bejne fushate normale…e me tej policia ne komunikate fallsifikon realitetin.
Jane publike keto, por asgje me tej, askush nuk leviz nga organet, qe duhej.
Ndersa sot pashe nje “aksion” te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne permbajtje per katandisjen e nivelit te shtetit ligjor..
Keq perdorimin ekstrem te tij.
Megjithate askush nuk mund ta ndryshoje rezultatin e 14 Maji.
Fitoren e Opozites, Koalicionit tone, te PD ne qender te tij!