Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin, kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës.

Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Prokuroria e Vloës pretendon se ka prova të shitblerjes së votave nga Beleri, dhe për këtë ka firmosur edhe arrestimin e tij paraditen e sotme.