Aktori i njohur Reshat Arbana ka reaguar ndaj debatit për ndalimin e filmave të prodhuar gjatë periudhës së komunizmit.

Ai shpreh keqardhje se pse këto debate të kota merren në konsideratë në vend të çështjeve të rëndësishme për të përmirësuar gjendjen e vendit.

Arbana thekson se shfaqjet televizive pa interes dhe debatet e pavlera janë vetëm për të mbushur orët.

Arbana vë në dyshim frikën e absurdit që komunizmi të rikthehet dhe tregon se ai ka kryer shumë filma në atë kohë pa marrë pagesë.

Reshat Arbana

Pse na pyesni ne, përgjigjja jonë, pak a shumë, dihet. Pyesni njerëzit e thjeshtë, ata që i shohin filmat përditë… një herë, pesë, dhjetë…

Ky vend ka probleme aq të mëdha sa është vërtet e turpshme të merresh me diskutime të tilla.

 Pse nuk merren me gjëra të rëndësishme këta njerëz, por shpikin debate të kota që nuk i vlejnë askujt, për çfarë e bëjnë, për të çorientuar njerëzit?!

 Ku e kanë hallin? Çdo ditë po shohim në televizor lloj-lloj emisionesh të pavlera që nuk i hyjnë në punë askujt.

Debate pa interes për të mbushur orët.

Çfarë duhet të shohim e të dëgjojmë tani ata njerëz që dalin e na tregojnë se si të bëjmë s’eks?!

Se tani u bëka s’eks edhe treshe, edhe katërshe edhe me dhjetë vetë?!

Çfarë janë këto idiotësira!?

Nuk e meritojnë vëmendjen tonë këta njerëz, jo.

Askujt nuk i bie ndër mend komunizmi, ç’është kjo frikë absurde që do të rikthehet.

Unë kam bërë 40 filma në atë kohë, pa u paguar.

Sot marr para edhe vetëm për një rol, as që i krahasoj kohët.

Nuk duhet abuzuar me këtë. Tani ngrihen ca të mençur që na japin mend”, thotë aktori i njohur, i cili vijoi:

Kush jemi ne? Nga vijmë? Këta duan të na lënë pa kujtime, pa dëshmorë, pa mite.

Nuk dua ta zgjas më këtë bisedë, sepse ju thashë që nuk meritojnë kaq shumë vëmendje, por dua ta mbyll duke cituar Skënder Luarasin që thotë: “E gjithë bota i krijon heronjtë nga balta, ndërsa ne i kemi dhe duam t’i fshijmë”.