Pas goditjes që SPAK bëri mbrëmjen e kësaj të hëne në radhët e policisë, duke arrestuar disa persona edhe nga radhet e policise, analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi për të tjera zhvillime të rëndësishme.

Gjatë një interviste në “Top Story”, Vangjeli deklaroi se shumë shpejt do të shohim emra ministrash e ish-ministrash si edhe përfaqësues të medias që do të goditen nga SPAK.

“Do të shikojmë politikanë të rëndësishëm që kanë shkëlqyer me ‘make up-in’ e tyre nën dritën e prozhektorëve, që do të shndërrohen në banditë të rëndomtë.

Ministra dhe ish-ministra, deputetë. S’keni parë asgjë akoma, thoshte dikur Edi Rama.

S’keni parë gjë akoma duket sikur thotë Dumani dhe njerëzit e tij.

Do të ketë edhe njerëz të rëndësishëm të medias”, u shpreh Vangjeli.