Në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvilluan një tubim ku shpallën krijimin e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit.
Pjesëmarrësit pohuan se qeveria nuk u ka marrë ndonjë mendim profesional për menaxhimin e Parkut të Butrintit, dhe sipas tyre, autoritetet nuk kanë zhvilluar as dëgjesa publike, sic kanë pretenduar.
Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim.