Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 566 kilogramë produkt gjiro në një Fast Food me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
AKU thotë se vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.
Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit Fast Food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500.000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.