Aktori i mirënjohur shqiptar, Mehdi Malkaj, i ftuar në një emisionin televiziv, ka rrëfyer një histori të tij kur ka qenë në klasën e parë ose të dytë, kur nuk dëshironte të shkonte më në shkollë, pasi rrihej nga shokët e klasës.

“Babain e kisha shumë të urtë. Ai ishte pothuajse i heshtur. Nuk shkova në shkollë një ditë, isha në klasën e parë apo të dytë, isha i mërzitur. Babai më pa e më tha:

Pse nuk shkon në shkollë more bir?

Nuk shkoj më.

Po pse?

Po mua më rrahin të gjithë.

Kush të rreh?

Të gjithë, kush më del përpara.

Sepse unë shkruaja shkruaja me dorën e majtë. “Do shkosh sot dhe nuk do shkosh më”, më tha babai.

Babai vjen në klasë dhe i tha mësueses “po sikur djali im të mos e ketë dorën e majtë fare, quhet sakat?” “Të lutem, se jemi në mësim”, tha mësuesja. “Për mësim thashë dhe unë”, i tha babi . “Pse ma bën djalin sakat”, i tha babai.”, rrëfeu aktori Malkaj.