Një autobuz i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Tiranë, është përfshirë në një aksident në dalje të qytetit të Librazhdit.

Raportohet se një makinë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës.

Dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.