Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Traumës nga aksidenti i ndodhur tek rrethrrotullimi i Saukut.
Mësohet se 40-vjeçari V. C., mjek ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas dëmtimeve të marra.
Ndërsa A. Sh., 32-vjeç gjithashtu ka mbetur e plagosur, dhe ka marrë dëmtime më të lehta.
Bëhet me dije se shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe më pas janë përfshirë edhe makina të tjera të cilat kanë qenë në distancë të afërt.