Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shkodër. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku 39-vjeçarja S.K., ka humbur kontrollin e makinës duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Për pasojë është lënduar e mitura 14 vjeçare, e cila ka qenë pasagjere në mjetin e aksidentuar.
14 vjeçarja është dërguar për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në spital, ndërsa mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të shakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.