Një aksident është shënuar paraditen e së enjtes në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, ku një polic 26 vjeçar ka aksidentuar një 11 vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, 26 vjeçari ka qenë jashtë orarit të shërbimit, kur duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrë të miturin.

Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria për sqarimin e rrethanave të aksidentit.