Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në autostradën ‘Tiranë-Durrës’. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy prej drejtesve të mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
“Ditën e sotme, më datë 21.09.2024, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, janë përplasur 6 automjete. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.