Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, ku një automjet me drejtuese një 44-vjeçare është përplasur me një tjetër automjet me një drejtues një 27-vjeçar.
Nga përplasja ka mbetur e plagosur 44-vjeçar e identifikuar me inicialet F.Gj., dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ajo,
Dy gratë po marrin asistencë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në Laç, automjeti me drejtuese shtetasen F. Gj., 44 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Gj., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja F. Gj. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ajo, të cilat po marrin asistencë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.