Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në qytetin e Vlorës.
Policia thotë se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona, nënë e bijë, janë lënduar.
Dy të lënduarit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.