Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka ndërruar jetë, drejtuesi i njërit prej tyre.
Viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale, P.V 73 vjeç.
“Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,- njofton Policia.