Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Vlorës me dy persona të lënduar.
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur përgjatë lidhjes së autostradës me rrugën transballkaniken, ndërkohë një automjet tip Mercedes me shpejtësi ka goditur një tjetër automjet po Benz duke e hedhur në kanal.
Ndërkohë që automjeti i goditur nga pas është spostuar duke dalë nga rrugë dhe përfunduar në kanal.
Dy të plagosurit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore. Policia në vendngjarje.