Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Mësohet se një nga drejtuesit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

Fatmirësisht në aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.