Këtë mbrëmje në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dërguar urgjentisht në spital.
Ai është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.