Një aksident i rëndë ndodhi kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” , 3 km larg qytetit të Librazhdit.
Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.
Paraprakisht nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.