Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.

Një automjet dyshohet se është përplasur me rrethrrotullimin, që ndodhet në afërsi të ketij fshati, pjesë e aksit Kardhiq-Delvine.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kane gjetur një automjet të aksidentuar, të përmbysur në rrugë, por në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë person.

Policia ka kontrolluar zonën dhe paralelisht ka nisur mbledhjen e informacionit lidhur me identifikimin e drejtuesit te mjetit.