Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Konispol–Krane, në fshatin Shkallë.
Si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve, ka mbetur e plagosur një grua, banore e Konispolit, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihet ende gjendja e saj.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset.